Për herë të parë dhe ‘ndoshta të fundit’ , e papritura me Ramën në konferencën me Mogherinin

Ka qenë ndoshta e para konferencë për shtyp, ajo me shefen e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, ku kryeministri Edi Rama ka folur shkurt për plotësimin e pesë prioriteteve kyçe që do t’i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit evropian.

 

Teksa theksoi rëndësinë e këtyre prioriteteve për integrimin e vendit, Rama në përfundimin të konferencës dakortësia çdo qëndrim dhe thirrje të bërë nga Mogherini duke përfunduar me fjalinë “Më qartë se kaq s’ka”.

Ishte kjo fjalia që kreu i qeverisë la të kuptojë se tashmë është radha e opozitës që të kuptojë se bojkoti parlamentar nuk i shërben aspak integrimit të vendit në BE.

Ndërkohë që mes kreut të qeverisë dhe Mogherinit do të ketë edhe një darkë pune, ku ashtu siç tha dhe vetë Rama çështjet e rajonit do zënë kohën më të madhe të diskutimeve. 

“Mirëmbrëma! Së pari, e falënderoj edhe publikisht Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për kthimin përsëri në Tiranë, që është shprehje e një vëmendje të veçantë dhe e një mbështetjeje të vazhdueshme të saj dhe BE-së, në këtë kohë sfidash dhe në këtë moment kur vendoset fati i negociatave me Bashkimin Europian, duke nisur procesin e zbatimit të reformës në drejtësi me zbatimin e ligjit të vettingut.

Për këtë arsye, kjo vizitë është më e rëndësishme sesa në ditë të zakonshme, kur është gjithmonë e rëndësishme prania e partnerëve tanë strategjikë dhe për këtë arsye, ne patëm edhe një bashkëbisedim si gjithmonë miqësor, të drejtpërdrejtë dhe konkret.

Jemi absolutisht në një mendje që në ndërkohë, puna me pesë prioritetet kyçe duhet të vazhdojë intensivisht, pasi ato janë prioritete që do na shoqërojnë dhe përtej hapjes së negociatave, jemi të bindur se çka kemi filluar të bëjmë me komisionin në aspektin teknik, duke mos humbur kohë, por duke hyrë në një proces të përbashkët pune që na bën të fitojmë kohë në raport me negociatat, vjen në momentin e duhur dhe do të jetë padyshim një bashkëpunim i suksesshëm, që do të dëshmojë që Shqipëria është gati për të negociuar anëtarësimin.

Padyshim që prekem edhe çështje të natyrës rajonale, por për to do vazhdojmë të diskutojmë në darkën e përbashkët të punës. Duke marrë në konsideratë edhe ngarkesën e ditës së sotme dhe emocionet e mbledhura ballkanike nga paraditja për të ardhur deri këtu, e quajta të udhës që ta ndajmë në dy pjesë këtë bisedë, duke e diskutuar më gjerë rajonin, në tryezën e mikpritjes tradicionale shqiptare”, u shpreh Rama.

/Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme