Për Krasniqin, figura e Kurtit është e pazëvendësueshme

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, pas një bisede me Albin Kurtin, kandidatin e vetëm për kryetar të VV-së, në një intervistë për Rubikon tha se nuk sheh problem esencial brenda partisë, çka do ta bënte edhe atë të largohej.

Ai nuk beson në një personalitet të Kurtit i cili mund të shndërrohet në një njeri të rrezikshëm.

“Albin Kurti është figurë kombëtare. Albin Kurtin mundet ta dëmtojë vetëm Albin Kurti sepse ai e ka dhënë kontributin e vetë, është një vizionar i jashtëzakonshëm. Po t’i kishim 100 Albin Kurta atëherë do ta sakrifikonim një por nuk kemi… ai po kallëzon që nuk bëhet i fortë, as i rrezikshëm”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, rritja e madhe e Vetëvendosjes shihet si shkaku i vetëm i përplasjeve brenda këtij subjekti.

“Akterët e rinj apo qëllimkëqijtë, ata që kanë arrishtë në Vetëvendosje, ata e mbajnë njërin ose tjetrin krah sepse me ndarjen e Vetëvendosjes ata përfitojnë. S’kam parë asnjë njeri të rëndësishëm të VV-së që e ka fyer Visar Ymerin për dorëheqje, krejt ata që e kanë fyer e kanë bërë me qëllime të ulëta dhe një pjesë prej mosdijes”, ka thënë Krasniqi.

Ai foli për anëtarët e VV-së nga Shqipëria, të cilët i quajti “parashutistë”.

“Nuk jam kundër atyre të Shqipërisë, jam për. Por ata ka qenë mirë, ata mendojnë që janë shumë më të mençur, por ka qenë mirë me bë diçka në Shqipëri”, u shpreh ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme