Për ministrin e Kosovës, FETO është organizatë terroriste dhe shkollat e Gylenit duhet të mbyllen

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, thotë se çka do që shteti turk konsideron si organizatë terroriste, një gjë e tillë konsiderohet edhe nga ai vet.

Kështu ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së kur është pyetur për kërkesën e shtetit turk për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit në Kosovë. Ai e ka konsideruar primare ruajtjen e marrëdhënieve mes shteteve duke thënë se vlerësimi i Turqisë për organizatën FETO si organizatë terroriste duhet të vlejë edhe në Kosovë.

“Duhet të ruajmë marrëdhëniet mes shteteve. Nëse e ka vlerësuar shteti, ashtu është. Nëse është kërkesë e Turqisë për mbylljen e shkollave, edhe ne e përkrahim”, ka thënë ai.

Yagcilar po ashtu ka thënë se pas referendumit të fundit që i jep kompetenca më të thella rolit të presidentit, përkrahja për Kosovën do të vazhdojë nga presidenti Erdogan. Ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme që një shtet si Kosova të ketë përkrahjen e Turqisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme