Për shkak të dështimin në zgjedhje, Ulrike Lunaçek jep dorëheqje

Pas debaklit zgjedhor dhe dështimit për të hyrë në Parlamentin e ri të Austrisë, Partia e Gjelbër është zhytur në një krizë të thellë.

Për këtë arsye, bartësja e listës të kësaj partie në zgjedhje, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje.

Krahas saj, dorëheqje ka dhënë edhe shefja e partisë, Ingrid Felipe.

Që të dyja, të përlotura, këtë vendim ua përcollën anëtarëve të partisë.

Në konferencën për shtyp, Lunaçek deklaroi se është i domosdoshëm një fillim i ri dhe njoftoi se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake, përcjell Rtv21.

Lunaçek nuk kishte ndonjë shpjegim për dështimin e partisë në zgjedhje, por pranoi se janë bërë gabime, të cilat duhet të analizohen.

Ajo më tutje shtoi se në zgjedhje, votuesit austriakë nuk u kushtuan vëmendje temave siç ishin Europa, çështjet sociale dhe të drejtat e njeriut, duke nënvizuar njëkohësisht se është kjo kriza më e madhe për Partinë e Gjelbër, që nga hyrja e saj në Parlament para më shumë se tri dekadave.

Lunaçek gjithashtu qartësoi se do të përmbush premtimin se nuk do të kthehet as si deputete në Parlamentin Europian, por nuk përjashtoi mundësinë që të kandidohet në zgjedhjet për Këshillin e Europës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme