Për shkak të një aksidenti trafiku në rrugën Resnjë – Manastir në afërsi të Makazit, komunikacioni është i ndërprerë. Automjetet janë duke u zhvendosur përgjatë rrugës së vjetër, tha LAM.
Nga ana tjetër, rruga e vjetër është e ngushtë dhe në gjendje të keqe, ndaj makinat janë bllokuar për orë të tëra.