Për tre vite Viva Fresh Store u dogj tre herë – rastësi apo e qëllimshme?!

Në muajin janar të vitit 2017 ishte djegur një prej qendrave të Viva Fresh Store në Shtime. Dy vite më vonë, në mars të këtij viti, flakët do të përfshin edhe qendrën e kësaj kompanie në Gjakovë. Arsyet deri më tani mbeten të panjohura.

Mirëpo, muaji mars del të jetë fatkeq për këtë kompani. 3 vite më parë, në mars të vitit 2016 Policia Rajonale e Prizrenit kishte njoftuar se në ambientet e depos së Qendrës Tregtare “Viva Fresh” në rrugën “Tirana”në këtë qytet ka shpërthyer një zjarr i cili është lokalizuar nga Njësiti i zjarrfikësve. Zjarri kishte shpërthyer në depot ku ishin të vendosur frigoriferët, ndërsa korrenti ishte paraqitur si një prej shkaktarëve kryesorë. Me djegien e këtij marketi në Gjakovë, shkon në tre numri i rasteve brenda 3 vieteve, shkruan KosovaPost.

Foto nga qendra Viva Fresh – Shtime

Fatmirësisht, në asnjërin prej rasteve nuk pati viktima në njerëz, mirëpo dëmet materiale ishin të mëdha.
Menjëherë pas djegies së kësaj qendre në Gjakovë ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë pranë pronarit të rrjetit të marketeve, Viva Fresh Store, Xhevdet Rexhepit.

“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë. Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në rrjetin e tij social.

Haradinaj ditë më parë e kishte vizituar këtë qendër. Ai kishte deklaruar se Viva Fresh është një shembull i mirë, brend i mirë për Kosovën dhe kemi arsye të mburremi me këtë kompani. Sipas tij, ajo që vjen përmes “Viva Fresh”-it te konsumatorët është një garancë në çdo aspekt.
Përndryshe, Xhevdet Rexhpi, pronar i rrjetit të marketeve VivaFresh Store është nga Shtimja.
Në këtë ndërmarrje llogariten se janë të punësuar 3.280 punëtorë në nivel të vendit, ndërkohë që ka edhe 1000 të tjerë indirekt, në ndërtim, pastrim, mirëmbajtje, sigurim

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme