Shpend Ahmeti dhe Lirak Çelaj si duket janë dy kandidatët e preferuar të subjekteve të tyre politike që do t’i futen garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, mirpo Portali Sakte.net nga burime mirë të informuara brenda PDK-së merr vesh se Vlora Çitaku mbetet opsioni i vetëm përballë Shpend Ahmetit i cili shihet si favorit edhe për një mandat tjetër.
Subjektet e tjera politike ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të tyre.
Gara për të parin e Prishtinës ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe brenda vetë partive politike. Derisa dy nga partitë në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si dhe Lëvizja “Vetëvendosje” (VV) kanë dalë pa hezitim me kandidaturat e tyre për Prishtinën, partitë tjera po hezitojnë të përcaktohen për kandidatin.
“Lufta” brenda këtyre partive se kush do të kandidojë për të parin e Prishtinës po vonon edhe kandidaturat.
Situatë krejtë ndryshe është në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku fliten emra të ndryshëm si Ismet Beqiri ish kryetari i Prishtinës,ministri aktual i Financave Abdullah Hoti ,analisti Lumir Abdigjiku dhe Arban Abrashi.
Aleanca Për Ardhmërin e Kosovës pritet që besimit t’ia jap këshilltarit aktual të liderit të AAK-së Avni Afrifi,ndërsa Aleanca Kosova e Re mbetet përball dy zgjedhjeve Korab Sejdiut apo ish asambleistit Islam Pacolli i cili muaj më parë e lirojë vendin e këshilltarit komunal siguisht për t’i hyrë garës për Prishtinën./ Sakte.net/