Përçahet keq Lista Serbe

Subjekti më i madh serb në vend njëherësh partneri i koalicionit qeverisës, Lista Serbe, është përçarë mes vete për shkak të luftës për pushtet brenda partisë LS, shkruan sot, gazeta Zeri.

Tensioni në këtë subjekt ka filluar pasi Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë zyrtarizmin e ish-ministrit të shkarkuar serb, Aleksandër Jabllanoviq, në krye të Listës Serbe. Nominim ky që po kundërshtohet fuqishëm nga deputetët serbë në Kosovë. I tërë ky revoltim i Listës Serbe nga skena politike vendore po shihet si reflektim paszgjedhor në Serbi. Derisa ka të tillë që mendojnë se “teket“ e këtij subjekti gjithmonë kanë qenë goditëse për Kosovën dhe gjithashtu do të jenë edhe kësaj radhe.

 

Në anën tjetër analistët duke i parë sjelljet e këtij subjekti si normale besojnë se veprimet e tyre janë personale dhe përveç ndikimit përçarës brenda institucional s’do të kenë fare ndikim në serbët e Kosovës. Takimi i thirrur urgjent nga ish-shefi i Listës Serbe, Slavco Simiq, përfundoi me kanosje verbale. Kjo pasi që deputeti Sllobodan Petroviq sulmoi  zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe kryetarin e Listës Serbe, Slavco Simiq, me arsyetimin se ky i fundit nuk e kishte ftuar Petroviqin në takim. “Kush je ti, ti je turpi dhe poshtërimi më i madh për bashkësinë serbe”, i tha Petroviq Simiqit.

Sipas Petroviqit takimi i thirrur nga Simiq ishte jolegjitim sepse, siç ka thënë ai, në takim nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e LS-së. “Gjashtë muaj ishim jashtë institucioneve dhe në ditën e parë kur u kthyem kuptuam nga mediet se janë ndërruar zëvendësit tanë, se janë ndërruar anëtarët tanë”, ka thënë Petroviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme