Përçarje në PDK në Drenas, Veseli i pakënaqur

Kryesia e PDK-së në Drenas ka dalë kundër kryetarit aktual Ramiz Lladrovcit, ndërsa ky i fundit i mohon përçarjet e tilla.

Dega e PDK-së ka vlerësuar se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk gëzon përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Degës dhe të Anëtarësisë, ndërsa me punën e tij është ndarë i pakënaqur edhe vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan “Zëri”.

Në takimin e fundit që ka pasur Veseli me strukturat e partisë në Drenas janë shfaqur shumë pakënaqësi me punën e Lladrovcit, për të cilin kanë thënë se ai për veprimet e veta nuk koordinohet fare me Degën. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme