Përdhunoi dhe grabiti në ashensor 40-vjeçaren, arrestohet agresori

Një 31-vjeçar u arrestua për sulm seksual ndaj një gruaje 40-vjeçare, e cila u grabit dhe u përdhunua mbrëmjen e 21 dhjetorit të kaluar 2021, në ashensorin e godinës së saj në Segrate (Milano). Mësohet se i riu u arrestu dje në Milano. Hetimet kanë nisur pas denoncimit të viktimës, e cila është sulmuar menjëherë pasi ka parkuar makinën në garazh.


Në gjendje shoku ajo arriti të kthehej në shtëpi për të thirrur për ndihmë.

Përveç dhunës, asaj i kanë grabitur edhe 30 euro.

31- vjeçari me origjinë nga Magrebi dhe me precedentë të mëparshëm, u identifikua falë përshkrimit të gruas, pamjeve të kamerave dhe mbi të gjitha falë gjurmës së gjetur në kabinën e ashensorit dhe në rrobat e 40-vjeçares.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme