Perëndimi dështoi me Kosovën

Perëndimi shpenzoi 25 herë më shumë para në Kosovë sesa në Afganistanin e pasluftës. Por, kur vendi dhe shumica shqiptare e saj kremtuan 10 vjetorin e Pavarësisë të shtunën e kaluar, u pa qartë se përpjekjet për ta kthyer Kosovën në një shtet multietnik kanë dështuar.

Gazeta javore britanike, The Spectator i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ndarjes etnike në Kosovë, duke theksuar dështimin e fuqive botërore.

“Grupet e pakicave serbe dhe rome janë të izoluara në komuna të ndara”,shkruan gazeta.

Se plani i fuqive të mëdha ka dështuar, shihet tek Manastiri i Deçanit, ku ende ka ushtarë të NATO-së që e ruajnë portat e saj.

“Familjet serbe ortodokse që jetojnë pranë kufirit lindor me Serbinë thonë se i përshëndesin fqinjët e tyre shqiptarë, por ata kurrë nuk do të hyjnë brenda shtëpive të tyre”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes londineze.

Një tjetër jo sukses të Perëndimit, The Spectator e sheh edhe himnin e paqës.

“Meloditë e saj të frymëzuara nga Evropa dhe mesazhi i paqes nuk arritën të rezononin. ‘Himni ta shpifë’, një student 27-vjeçar i shkencave kompjuterike më tha në kryeqytetin e Prishtinës. ‘Himni shqiptar të jepë më shumë emocion.’”,thuhet në artikull.

Sipas The Spectator, identiteti i imponuar për Kosovën ishte pa rrënjë, pasi po tentohet të fshihet historia në vend.

Shqiptarët janë ende shqiptarë, serbët janë ende serbë, romët janë ende romë. Dhe rrallë se do ta takosh dikë që e përkufizon veten si kosovar”, shkruan artikulli përcjell AktivPress.

Por faji gjithashtu qëndron tek ekonomina e dështuar e vendit që vuan nga papunësia e lartë, zyrtarët e korruptuar dhe një status sovran që ende vazhdon të diskutohet.

Për udhëheqësin e grupit më të madh të opozitës në parlament, Albin Kurti, problemet ekonomike të Kosovës rrjedhin nga mungesa e autonomisë shqiptare.

Kurti e quan “protektorat ndërkombëtar” të Kosovës, të qeverisur nga politika dhe prioritetet e vendeve të tjera.

“Mendoj se ata dështirojnë të sigurohen më shumë se gjërat do ṱë mbesin të qëndrueshme, të qeta dhe paqësore, e jo progresive. Kështu që ata kanë këtë qasje konservatore, ata mendojnë për atë që mund të humbasin, dhe jo për atë që mund të fitojnë “, tha lideri i Vetëvendosjes.

Në fund shkrimi i The Spectator përfundon kështu:”Ndoshta Kosova ka nevojë për ndryshime radikale për dekadën e ardhshme të Pavarësisë. Por ndryshimi rrënjësor mund të ketë pasoja radikale.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme