Akuzave të BD-së se VLEN nuk po i mbron dhe përfaqëson shqiptarët, koalicioni pjesë e Qeverisë i është përgjigjur me kundër akuza për nepotizëm. VLEN ka radhitur emrat e ish funksionarëve të BDI-së dhe familjarët e tyre të punësuar në M-NAV. “M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme! Ja si BDI-ja ka “mbrojtur” shqiptarët duke i rehatuar të vetët: Verona Grubi – kunata e Artan Grubit si udhëheqëse e Arkivit. Besa Halimi – kunata e Ejup Halimit si udhëheqëse e prokurimeve. Afërdita Halimi, Ajsere Aliu, Rumeja Osmani – familjarë të Ejup Halimit. Gzime Hasani – bashkëshortja e Muharrem Hasanit. Rejhane Osmani – motra e Bujar Osmanit. Arbin Veseli – nipi i Bekim Nezirit. Burak Ismaili – djali i Hisni Ismailit. Dhe Samir Bushi – djali i Nazif Bushit. Ata krijuan “ndërmarrje familjare” me paratë e shtetit, ndërsa rinia shqiptare mbeti rrugëve, e papunë dhe e dëshpëruar!”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Reagimi i tyre erdhi pas akuzave të BDI-së se VLEN po i çrrënjos shqiptarët nga institucionet shtetërore e posaçërisht nga organet e sigurisë. /Alsat.mk