Përfitojnë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë! Senati italian miraton me 129 vota pro marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

Senati italian miraton me 129 vota pro marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. 


Marrëveshja pritet  të hyjë në fuqi me nënshkrimin e presidentit italian Mattarella.

Më 6 shkurt 2024, në Romë, Shqipëria dhe Italia nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme për garantimin e të drejtave sociale për punonjësit që kanë kontribuar në të dyja vendet.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Ndërsa po punon për një marëveshjeje edhe me Greqinë

PERFITIMET

Përfitimi i parë dhe më i rëndësishmi që kanë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje është që nuk do të humbasin asnjë vit kontribuitiv për shkak të mosplotësimit të kushtit primar të viteve të nevojshme të punës, që janë 20 vjet në Itali dhe 15 vjet në Shqipëri. “Për shkak të bashkimit të periudhave kontribuitive të përcaktuara në marrëveshje do të plotësojnë kriteret ligjore për të përfituar pension edhe në Shqipëri, edhe në Itali. Po marrim si shembull, një shqiptar që ka 14 vjet në Shqipëri dhe 19 vjet në Itali, pa marrëveshje nuk fiton pension në asnjërin prej shteteve. Çfarë do të ndodhë tani? Mbledhja e këtyre viteve, 33 vjet plotëson kushtet dhe e mundëson që të aplikojë për pension në të dyja vendet”, sqaroi vitin e kaluara për Gazetën Panorama  kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme