Një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte (18 tetor).
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, ku një apartament në katin e dytë të një pallati ka marrë zjarr.
Sipas burimeve, vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës, e më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.
Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime njerëzit, por regjistrohen dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur neutralizimin e gjendjes.