Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Edmond Ramollari.


Mësohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja.

Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit në banesë, ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë incident.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme