Veliaj zbardh padinë ndaj FSHF-së: Ka shkaktuar dëm duke mos botuar listën e zgjedhjeve, shumë shpejt do të vendosim në veprim edhe SPAK-un

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zbardhur disa nga pikat e padisë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas Veliajt, pas Prokurorisë së Tiranës do të vendoset në veprim edhe SPAK-u. Duke folur në emisionin “Çim Peka Live”, Veliaj theksoi se dëmi që ka shkaktuar FSHF-ja ka të bëjë me mosbotimin e listave të delegatëve. Veliaj vuri në dukje se shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë fare tiranas.


Na sqaro padinë ndaj FSHF-së? Çfarë kërkon kallëzimi?

Veliaj: Ajo që kërkohet është një transparencë, cila është lista e delegatëve? Nuk janë botuar fare listat. Shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë fare tiranas. S’jam racist ndaj Shijakut. Duhet të vijë nga Tirana, jo nga Shijaku e nga Maliqi.

Nuk është vepër penale kjo, nuk është kallëzim penal ky. Cili është dëmi i shkaktuar?

Veliaj: Dëmi i shkaktuar është një manipulim i zgjedhjeve kur ti nuk boton listën e zgjedhjeve. Më thoni një parti që shkon në zgjedhje verbazi.

Ju thoni vjedhje dhe shpërdorim…

Veliaj: Ajo është tjetër, do të shkojë në SPAK. Flas për Prokurorinë e Tiranës në lidhje me këtë proces, shumë shpejt do vendosim në veprim edhe SPAK-un.

Nuk ka nën juridiksion Federatën…

Veliaj: Ka nën juridiksion strukturën ndaj krimit të organizuar dhe ka vepra që kanë të bëjnë me korrupsionin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme