Përfundoi gjyqi për rastin “Talir II”

Gazetar: Igor Stefanovski

Gjykata Penale e Shkupit nesër do ta shpallë aktgjykimin për rastin “Talir 2” për ndërtimin e selisë partiake të VMRO DPMNE-së. Të akuzuar për keqpërdorim të pozitave të tyre janë Ish-kryetari i partisë, Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Kiril Bozhinovski. Bozhinovski beson se ndaj tij nuk është vërtetuar asnjë faj dhe kërkon lirimin e tij.

“As prokuroria e as mbrojtja nuk kanë paraqitur asnjë provë materiale apo verbale që unë personalisht kam rënë dakord për ndonjë gjë që ka të bëjë me ndërtimin e selisë qendrore të partisë, para fillimit të procedurës zyrtare partiake të organeve kolektive të partisë,” tha Kiril Bozhinovski, ish Sekretar i Përgjithshëm i VMRO – DPMNE

Faji u hodh te organet e larta partiake të VMRO-DPMNE-së.Nikolla Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, mbrohet nga një avokat i paguar nga shteti dhe ai ka kërkuar që Gruevski të lirohet.

“Kërkoj që i akuzuari i parë të shpallet i pafajshëm, pasi në veprimet e tij nuk ka elemente të veprës penale për të cilin ngarkohet,” tha Goran Krkinski, avokati i Gruevskit

Më herët, Prokuroria kërkoi dënime me burg për Gruevskin dhe Bozhinovskin, pasi sipas Prokurorisë, ata kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme për ndërtimin e të ashtuquajturit “Pallati i Bardhë” i VMRO-së. Prokuroria kërkon që shteti ta konfiskojë. Por nëse do të konfiskohet, për këtë nesër do të vendosë Gjykata Penale./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme