Përfundon protesta e grupit të PD në Parlamentin Evropian/ Bardhi: Një pjesë e tyre u surprizuan nga faktet! Rama po shtyp opozitën

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të protestës sensibilizuese në Parlamentin Europian ku morën pjesë rreth 30 ligjvënës se opozitës.



Bardhi tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga informacionet që u kanë përcjellë.

“Siç e thash ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale.

Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane”, tha Bardhi.

“Edi Rama për fat të keq në vend që t’i implementime këto standarde Europiane në qeverisje, bën të kundërtën dhe ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën”, tha më tej demokrati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme