Tashmë ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak, njoftojnë për RTK, gazetarët Leonora Bërbatovci/Ohër dhe Jeton Musliu/Prishtinë
Ky takim ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe më herët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani Borrell e Lajçak të BE pritet të kenë takim të përbashkët trepalësh.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak ka nisur me vonesë gjysmë ore, krahasuar me agjenden e paraparë. Borrell takohet me Kurtin pasi paraprakisht është takuar me Vuçiqin.
© SYRI.net