Përgatitjet për komedinë e re – “Gënjeshtra”

Në skenën e vogël në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë po zhvillohen provat e leximit për shfaqjen “Gënjeshtra”, bazuar në tekstin e shkrimtarit, dramaturgut, regjisorit të teatrit, skenaristit dhe regjisorit filmit, bashkëkohor dhe shumë aktual francez, Florian Zeller dhe në regji të Besfort Idrizit.

“Gënjeshtra” e Florian Zeller është një komedi e pamëshirshme që analizon hipokritët në shoqëri. Një labirint gënjeshtrash, mashtrimesh dhe të vërtetash të pakëndshme që ndodhin në mes bashkëshortëve.
Michelle dhe Lawrence vijnë në darkë, por Alice vëren Michelle duke puthur një grua tjetër atë pasdite dhe është në dilemë nëse duhet t’i tregojë shoqes së saj atë që pa apo jo. Burri i saj Paul beson se është më mirë të sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Alice është në mëdyshje. Duke qenë se marrëdhënia e tyre është nën vëzhgim, bëhet e qartë se disa të vërteta janë më mirë të lihen pa u thënë… dhe kufiri midis së vërtetës dhe gënjeshtrës mund të jetë i rrezikshëm për t’u kaluar.

Në shfaqjen që po vihet për herë të parë në vendin tonë luajnë Jordan Simonov, Gabriela Petrushevska, Oliver Mitkovski dhe Dragana Levenska. Skenografia realizohet nga Kërste Xhidrov-Xhibi, kostumet do të jenë të dizajnuara nga Roza Trajçeska-Ristovska, ndërsa muzikën autoriale në këtë shfaqje teatrore e nënshkruan Igor Vasilev-Novogradska.

Premiera pritet të jetë në gjysmën e dytë të muajit maj, 2022.
RMV IN Teatri Kombëtar i Maqedonisë.

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme