Turqi, ekspozohen rreth 350 artefakte të zbuluara nga Kultepe

Rreth 350 artefakte tjera historike të gërmuara nga zona arkeologjike Kultepe do të shfaqen në muze si pjesë e një programi konservimi dhe dialogu midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Kultepe, e cila ishte kryeqyteti i Mbretërisë së lashtë të Kaneshit, ndodhet 20 kilometra nga provinca qendrore Kayseri. Ajo u pranua në Listën paraprake të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2014.

Duke folur për gazetarët, Fikri Kulakoglu, profesor nga Universiteti i Ankarasë dhe kreu i ekipit të gërmimeve, tha se shumica e artefakteve të zbuluara nga vendi ruhen në muzetë në kryeqytetin Ankara dhe provincën Kayseri.

“Gjithsej 350 artefakte që presin në magazina do të zënë vendin e tyre në muze”, tha ai.

Puna e gërmimit ka rreth 75 vjet që vijon në zonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme