Përgjaket kryeministri i Shën Vinsentit, goditet me gur në kokë

Kryeministri i Shën Vinsentit, një vend i vogël në Karaibe, u plagos në kokë gjatë protestave. Sipas BBC, Ralph Gonsalves po ecte mes turmës përpara parlamentit, kur u godit me një gur në kokë.

Pamjet tregojnë kryeministrin e përgjakur. Ai është dërguar në Barbados për një mjekim më të specializuar, raporton Reuters.

Protestuesit ishin mbledhur përpara parlamentit për të protestuar kundër planit që bluzat e bardha të vaksinohen kundër Covid-19.

Vendi ka regjistruar 2298 raste me koronavirus dhe 12 vdekje që kur nisi pandemia. 9 përqind e popullatës është vaksinuar deri më tani.

Industria e turizmit në këtë vend që përbëhet nga 32 ishuj është goditur rëndë nga pandemia. Për më tepër, vendi u godit edhe nga një vullkan në prill.

Image

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme