Përgjakje, vetëvarje e zjarr! Komisariatet e Tiranës shndërrohen në ‘xhelat’ viktimash! Si u kthye brenda 2 muajsh në shesh morti

Komisariatet në Tiranë janë kthyer në skena të frikshme horror! Së paku kështu dëshmojnë plot tri ngjajret që kanë tronditur opinionin publik kohëve të fundit.


Në vetëm pak kohë, mediat kanë raportuar tri ngjarje makabër të cilat i kanë shndërruar ambientet e Komisariatit, në ‘xhelatin’ e të rinjve.

Krisma, litar të varur e zjarr, ambientet të cilat duhet të ofrojnë sigurinë më të madhe në vend po kthehen në arenën e përgjakshme të viktimave.

26 Mars 2022: Zjarri i Kamzës brenda Komisariatit! Ndërron jetë 26-vjeçari në tentativën për arrati, si ‘injoruan’ si shihnin ndeshjen efektivët e policisë teksa ndodhte ngjarja.

Një ngjarje e rëndë u shënua në Komisariatin nr 5 të Kamzës mbrëmjen e 26 marsit e cila përfundoi me 1 viktimë dhe dy të plagosur pasi godina u përfshi nga flakët.

Nga kjo ngjarje, ndërroi jetë 26-vjeçari, Arben Mici i cili ishte pas hekurave pasi kishte dhunuar nënën e tij, mbetën të plagosur i paraburgosuri, Dilaver Idrizi i arrestuar pak ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë dhe më pas kishte hedhur nga kati i tretë bashkëjetuesen. Ky i fundit, më pas e kishte raportuar ngjarjen si aksident. I plagosur ka mbetur edhe një prej efektivëve të policisë, Hajredin Boja.

Por si arriti Arben Mici t’i vinte flakën qelisë së Komisariatit dhe pse “mungoi” ndërhyrja e policisë?

Sipas hetimeve, 26-vjeçari Arben Mici është lejuar nga efektivët e policisë të ndezë një cigare në korridor. Mici është rikthyer në qelinë e tij të izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut si tentativë për t’u arratisur. Por duket se plani i Micit doli jashtë kontrollit pasi ai humbi jetën tragjikisht për shkak të asfiksisë.

4 Maj 2022: Vetëvarja e Ilvi Metës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 majit në Kavajë, ku një 31-vjeçar me emrin Ilvi Meta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

I riu është ndaluar nga policia në të njëjtën ditë në orën 14:00 si i dyshuar për vjedhje. Ndërsa vetëvrasja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:08, kur Stameta ka marrë jetën e tij në komisariatin e policisë. Mësohet se viktima ka përdorur çarçafët e gjendur në ambientet e qelisë për ta kryer aktin.

Vetëvarja e Ilvi Metës mbetet ende një enigmë, pasi disa përfaqësues të opozitës e kanë cilësuar si vrasje!

23 Maj 2022: Pak ditë nga vdekja e Ilvi Metës, përleshen efektivët brenda Komisariatit numër 3, polici qëllon për vdekje me 6 plumba 55-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, një incident i ky i tretë i shënuar në Komisariatet e vendit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në Komisariatin nr 3 të Tiranës ‘Mine Peza’.

Ludian Zaimi polic i FNSH (Forcat Ndërhyrjes së Shpejtë) ka qëlluar me 6 plumba kolegun e tij Çaush Saliasin policin e karrierës i cili kishte 20 vite eksperiencë. Mësohet se Zaimi kishte 1 vit e gjysmë i punësuar në Komisariat dhe muajt e fundit.

Burime bëjnë me dije se Zaimi bullizohej shpesh nga viktima gjë që ka vijuar me përgjakjen e kolegut të tij.

DINAMIKA E NGJARJES

Zaimi ka qëlluar tri herë ndaj viktimës më pas ka dalë jashtë dhe është futur sërish dhe ka qëlluar sërish duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas kanë hyrë të tjerët që kanë arritur t’i kapin armën. Ai u transportua në spitalin e Traumës.

Rruga ‘Mine Peza’ tashmë është blinduar, skena e krimin është brenda komisariatit, ndërsa atje janë Gledis Nano,  Lorenc Paganika. Autori është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka folur me askënd./G.M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme