Del FOTO, kush është polici 25-vjeçar që qëlloi me 6 plumba efektivin që e tallte në Komisariatin e Tiranës

TIRANË- Një ngjarje e rëndë  u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20 në Komisariatin numër 3 të Tiranës, ‘Mine Peza’.

Burimet bënë me dije se 25-vjeçari Ludian Zaimi, ka qëlluar për vdekje plot 6 herë  ndaj kolegut të tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.

Raportohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe thuhet se shkak është bërë bullizimi i viktimës ndaj të riut.

Ludian Zaimi kishte rreth 1 vit e gjysmë pjesë e Komisariatit ndërsa Çaush Saliasi, ishte polic karriere dhe kishte 20 vite që punonte në këtë institucion.

Gazeta Shqiptare siguron foton e autorit i cili qëllua 6 herë ndaj Çaush Saliasit!

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertë të Agjencisë së mbikëqyrjes policore që po kryen hetimet si dhe ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme