Përgjegjësi për foshjën, Taravari: Vërejtje për specialistin

Gazetare: Linda Ebibi

Fëmija shtatë mujashe që ndërroi jetë para disa ditëve, për të cilin Inspektorati Shëndetësor kreu kontroll të jashtëzakonshëm, dhe konstatoi lëshime, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se vërejtje nuk ka për shkak të mos shtrimit në spital, por për shkak të kontrollimit të fëmijës nga ana e specializantit në vend të specialistit.

“Te raporti nëse e lexoni aspak nuk ka vërejtje për atë që është lëshuar në shërim shtëpiak, por ka vërejtje pse specializantë ka qenë ai i pari që e ka kontrolluar fëmijën, edhe pse të njëjtën ditë më vonë, mbase janë marrë mendime prej infekotologjisë dhe prej dermatnevrologjisë, përsëri e ka pa edhe specialist”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Por, në raport thuhej se nëse pacienti nuk shtrohet në spital institucioni është i detyruar të japë një shpjegim me shkrim për arsyet e refuzimit të pranimit për trajtim spitalor. Respektivisht në raport thuhet se Inspektorati Shëndetësor do të lëshojë vendim me urdhër për respektimin e nenit 226 të Ligjit për mbrotje shëndetësore që parashikon hospitalizimin e rasteve urgjente, në të kundërtën të jepen sqarime me shkrim përse nuk bëhet një gjë e tillë.

Taravari foli edhe për kërkesën e një pjese të stafit të klinikës së Kozles, për shkarkimin e drejtoreshës, Taravari tha se për këtë nuk mund të vendosin emocionalisht, por se për momentin janë duke u shqyrtuar faktet nga të dyja palët.

“Ka pasur një letër që ka ardhur prej të punësuarve në spitalin e Kozles, ka një farë pakënaqësie, jemi duke i shqyrtuar të gjitha faktet, mua më duheshte të takohem edhe me drejtoreshën, njëra anë dërgoi letër, i takova, duhet të ta takoj edhe drejtoreshën, thash janë në evaulim më shumë drejtorë, kështu që nuk na duhen emocione, por duhet të vendosim në bazë pragmatike, aty ku drejtorët nuk funksionojnë si duhet, gjithsesi që disa drejtorë edhe mund të ndërrohen”, shtoi ai.

Ministri i Shëndetësisë, tha se jo vetëm drejtoresha e Kozles dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve por për disa të tillë po bëhet evaulim për të parë se si kanë udhëhequr me klinikat, dhe nëse ka nevojë do të shkarkohen ata që nuk kanë punuar si duhet./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme