“Përgjonin ministra e deputetë”/ Berisha: Kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, i cili ngre akuza të rënda për përdorimin e strukturave të SHISH-it për përgjime dhe ndjekje të personave të ndryshëm.

Sipas denoncimit, pretendohet se Ergys Agasi kishte mundësi të kërkonte përgjime ndaj personave që dëshironte dhe se për këtë veprimtari dyshohet se ndihmohej nga drejtori i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole, dhe një tjetër person i identifikuar si Iglis Sadikaj.

Sipas denoncimit, Jurgen Kole paraqitet si personi që, zbatonte kërkesat për përgjime dhe përndjekje të personave të ndryshëm, përfshi ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë.

Sipas denoncimit, për këto përgjime, Jurgen Kole, përdorte edhe një prej drejtuesve të bazave në terren, i identifikuar si Iglis Sadikaj. Denoncuesi pretendon gjithashtu se kjo situatë vijon edhe aktualisht.

Postimi i plotë i Berishës

Përgjimet e SHISH-it në shërbim të bandave

Gysi vinte në përgjim çdo person që dëshironte.

Drejtori i Operacionales, Jurgen Kole, dhe Iglis Sadikaj, kryesorë në këtë veprimtari të paligjshme.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:

“Si je, Doktor?

Po të vë në dijeni për një nga personazhet kryesorë që ka institucioni i SHISH-it. Ai është drejtori i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole, të cilin e keni denoncuar si pronar të lokalit në Bërzhitë, ku takoheshin shpesh Gysi me Vlorën.

Personi kyç që bënte çdo qokë të Vlorës Hysenit, që nga porositë e Gysit të saj për përgjimet dhe deri te përndjekjet e personave që Gysi i kërkonte Vlorës, ministrave, zyrtarëve të tjerë, deputetëve të opozitës etj., me apo pa dokumentacionin përkatës, pa protokoll dhe pa dokumentim zyrtar!

Ai është leva kyçe e saj, i cili akoma vazhdon të ushtrojë detyrën!

Për të kryer punët e Gysit dhe Vlorës, Jurgen Kole përdor shefin e njërës prej bazave në terren, që quhet Iglis Sadikaj.

Të gjithë thonë se ajo bazë është e drejtorit dhe se përdoret për punët e tij dhe të Vlorës, pra, kuptohet, për punët e shefit, që është Gysi.

Situata është e njëjtë, Doktor, pasi ai vazhdon akoma me urdhra, duke vijuar linjën e Vlorë Hysenit dhe Gysit të Troplinëve!

Ju lutem, anonim!”

The post “Përgjonin ministra e deputetë”/ Berisha: Kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme