Familja e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes Astrit Deharit, që vdiq sot një vit në Qendrën e Paraburgimit ne Prizren, ka hapur derën për të pame në shtëpinë e tyre në fshatin Zllatar.
Për ngushëllime në shtëpinë e familjes Dehari, kanë shkuar deputeti Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri e deputeti Sami Kurteshi, të shoqëruar nga aktivistë të Vetëvendosjes.
Më pas, ata iu janë drejtuar varrezave të këtij fshati, për të bërë homazhe pranë varrit të Deharit.
Ndërkohë, sot Vetëvendosje ka organizuar marsh protestues për të kërkuar drejtësi për Astritin. Marshi do të nisë prej orës 15:00, tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.