Përleshen e shahen Dardan Sejdiu e Kujtim Shala në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Një përplasje me të shara, që ka rrezikuar të eskalojë në përleshje fizike ka ndodhur në mes të deputetëve Dardan Sejdiu e Kujtim Shala.

I pari është shef i deputetëve të Partisë Socialdemorakte, Dardan Sejdiu e i dyti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Përplasja ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku po caktohej seanca për votimin e rezolutës dhe krijimit të ekipit për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Burimet e grupit KOHA brenda mbledhjes së Kryesisë raportojnë për tensione mes dy deputetëve. Fjalët “pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” kanë qenë disa prej atyre që raportohet të jenë përdorur në këtë përplasje.

Pas mbledhjes së kryesisë për KTV-në, ka folur Sejdiu.

“Besoj që për këtë duhet ta pyesni z. Shala, mendoj që ka të bëjë me çështje procedurale të cilat z. Shala deshi t’i ngre. Normalisht që ekzistojnë mekanizmat institucional për me trajtu problemin të cilin z. Shala e ka… ose mund ta ketë”, ka thënë Sejdiu.

Por nuk ka thënë asnjë fjalë Kujtim Shala. Portali Koha.net ka provuar ta kontaktojë atë, por deputeti nuk ka qenë i qasshëm.

Ai që ka fol pas mbledhjes në emër të LDK-së, ka qenë shefi i deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti. Ky ka thënë se “rezoluta është përpjekje e dështuar e PSD-së për ta mbuluar koalicionin e fshehtë me PAN-in”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme