Përleshja e cila ka ndodhur në mes nxënësve të klasave 11-12, në shkollën e mesme “Zenel Hajdini” ka përfunduar me të lënduar, shkruan sot kOha Ditore.
Një nxënës është dërguar në mbajtje, teksa prokuroria ka kërkuar nga gjykata që t’ia caktojë masën e paraburgimit. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 5 nxënës.
Motivi i rrahjes në këtë shkollë nga Drejtoria e Arsimit po vlerësohet për arsye banale.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, ka deklaruar se ata nuk kanë informacionet e plota rreth ngjarjes që ka ndodhur e cila pamundëson edhe që të shqiptojë masa disiplinore ndaj tyre….(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)