Përleshje masive në Athinë, plagosen dy të rinj! Arrestohet edhe një shqiptar, u kap me një pajisje elektrike që shërbente për…

Një incident i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Kavkasos në lagjen Kipseli të Athinës, ku u përfshinë rreth 20-30 persona kryesisht të rinj. Mes tyre, një shtetas shqiptar i mitur, lindur në vitin 2010, u arrestua për posedim të pajisjes elektrike që bën paralizim të përkohshëm.


Si pasojë e përleshjes, dy të mitur të tjerë, lindur në vitet 2010 dhe 2011, u dëmtuan lehtë nga goditjet me duar në fytyrë dhe trup, por refuzuan ndihmën mjekësore.

Policia  arrestoi gjithsej katër persona, përfshirë dyshimet për autorët e sulmit, një person për mosbindje, dhe shqiptarin, i cili hodhi pajisjen në rrugë sapo pa uniformat.

Hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe nëse ishte e planifikuar përmes rrjeteve sociale vazhdojnë. Të arrestuarit do të përballen me drejtësinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme