Përleshje me armë në Graçanicë, arrestohen dy kosovarë

Tre persona janë lënduar mbrëmë një restorant në Llapnasellë, si pasojë e një përleshje ku janë përdorur edhe armët. Lajmin për portalin Rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Borovci ka treguar se Policia dyshon që personat e dyshuar ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda një restoranti, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri.

“Si rezultat i këtij veprimi, tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Dy nga ta janë liruar nga qendra mjekësore menjëherë pas trajtimit të marrë, përderisa njëri vazhdon trajtimin e mëtejmë. Ndërkohë që policia ka punuar në zbardhjen e rrethanave të rastit ka identifikuar katër të dyshuar lidhur me rastin”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se dy nga të dyshuarit janë arrestuar përderisa dy të tjerë të identifikuar aktualisht janë në arrati. Të arrestuarve Xh. B, mashkull 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. L, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejmë./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme