Përleshje me thika në Shkup, arrestohen 19-vjeçari dhe 13-vjeçari

Një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar nga Shkupi janë arrestuar nga policia pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komunën e Çairit, ku tre persona janë plagosur me thikë

“Më 01.09.2026, nëpunës policorë të Njësitit për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup i arrestuan B.I. (19) dhe një 13-vjeçar, të dy nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit se më 31.08.2026, rreth orës 22:00, në zonën e Çairit kishte ndodhur përleshje fizike mes dy personave nga njëra anë dhe I.Z. (19), një 13-vjeçari dhe një 16-vjeçari, të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër, me ç’rast 13-vjeçari i cili është arrestuar, me thikë u ka shkaktuar plagë shpuese tre personave të palës kundërshtare. I.Z. dhe 13-vjeçari kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 16-vjeçari ka pësuar lëndim trupor. Në vendngjarje është kryer hetim, ndërsa për procedurën e mëtejshme, janë sekuestruar tri thika, një shkop gome dhe sende të tjera”, njoftoi MPB.
Nga MPB theksuan se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

The post Përleshje me thika në Shkup, arrestohen 19-vjeçari dhe 13-vjeçari appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme