Si pasojë e përmbysjes së një autobusi turistik në Konya të Turqisë kanë humbur jetën pesë persona dhe kanë mbetur të plagosur 26 persona.
Një autobus turistik u përmbys në kilometrin e 50-të të autostradës Konya-Aksaray.
Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë ekipe policie dhe të Emergjencave 112.
Sipas raportimeve të para në aksident kanë humbur jetën së paku pesë persona ndërsa janë lënduar 26 të tjerë.
Të plagosurit raportohet se janë dërguar në spital me autoambulanca, raporton ntv.
Ndryshe, policia turke tashmë ka nisur hetimet rreth aksidentit që shkaktoi viktima ndërsa autobusi dyshohet se ka rrëshqitur shkaku i ngricave.