Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus, me të cilin po udhëtonin është aksidentuar.
Guvernatori i provincës Mugla, Amir Cicek, ka thënë se autobusi ishte përmbysur teksa po udhëtonte nga Izmiri për në destinacionin turistik, Marmaris.
Cicek ka thënë se të gjitha pasagjerët ishin nga Turqia, raporton AP.
Rruga ku ka ndodhur aksident është mbyllur nga autoritetet.
Guvernatori ka thënë se shkaku i aksidentit ende është i paqartë dhe se ky aksident është duke u hetuar.