“Jemi në kushte të jashtëzakonshme, situata është dramatike,” tha kryebashkiaku i Livornos, Filippo Nogarin në një intervistë për RaiNews24, pas përmbytjeve në këtë qytet
Katër të vdekur janë gjetur në një bodrum në rrugën Nazzario Sauro, kurse një tjetër në rrugën Fortanella në zonën e Monterotondo-Montenero. Tre persona rezultojnë të zhdukur.
Erëra të forta dhe reshje që kanë rënë gjatë natës i kanë përmbytur rrugët duke i kthyer në lumenj.
Stacioni i trenit të Livornos nuk është në funksion që nga ora 3 e natës për shkak të përmbytjes dhe disa linja hekurudhore janë devijuar kurse linjat ndërmjet Cecina, Livorno dhe Pisa janë mbyllur.
“Situata është shumë problematike, kritike, shpesojmë të jetë një katastrofë,” tha kryebashkiaku Nogarin duke komentuar gjendjen e krijuar prej motit të keq. “Bie shumë shi, ka krijuar vështirësi.”