Përmbytje, Malisheva mbyll shkollat

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Zëdhënësi i Komunës, Artan Paqarizi, tha për KALLXO.com se rrugët Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, si dhe qendra e qytetit në Malishevë, janë të pakalueshme, ndërsa gjendje e rëndë është në aksin rrugor Malishevë-Autostradë-Duhël.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe të pandërprera, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Malishevës.

Komuna e Malishevës njofton se edhe në vendbanimet e tjera gjendja është e rëndë për shkak të sasisë së madhe të ujit.

“Si rezultat i kësaj, të gjitha shkollat në Malishevë, sot janë mbyllur, ndërsa kjo ditë e humbur, do të zëvendësohet një ditë tjetër”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Zëdhënësi i Komunës, Artan Paqarizi, tha për KALLXO.com se rrugët Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, si dhe qendra e qytetit në Malishevë, janë të pakalueshme, ndërsa gjendje e rëndë është në aksin rrugor Malishevë-Autostradë-Duhël.

Sipas njoftimit të Komunës, gjendja e rënduar është edhe në liqenin Mirusha, pasi uji ka mbuluar edhe digën. Ndërsa në disa vende, përkatësisht përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, uji ka hyrë edhe në objektet shkollore.

Komuna e Malishevës lut qytetarët të mos lëvizin pa nevojë, pasi gjendja në rrugë është e rënduar.

Po ashtu, sipas Komunës, të gjitha ekipet emergjente janë në terren duke u ndihmuar qytetarët që kanë nevojë.

Zëdhënësi Paqarizi njoftoi se një familje në fshatin Marali është evakuuar nga shtëpia.

Për shkak të reshurave të mëdha të shiut dje dhe gjatë natës, përmbytje ka edhe në pjesë të tjera të vendit.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, tha për KALLXO.com se gjendja në këtë komunë është nën kontroll.

Edhe zëdhënësja e Komunës së Deçanit, Yllarta Thaçi, tha për KALLXO.com se me gjithë reshjet e mëdha të shiut gjendja në këtë komunë është nën kontroll.

Me vërshime të rënda Komuna e Malishevës dhe disa të tjera qenë përballur edhe në fillim të janarit të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme