Rreshjet e shiut që përfshinë pasditën e sotme vendin kanë sjell edhe pëmbytje në disa rajone.
Siç rapotron KlanMaqedoni, rreshjet intensive në hyrje të Tetovës në rrugën afër Kazermës kanë përmbytur disa shtëpi. E në një prononcim për edicionin e lajmeve, një qytetar teksa pastronte ujin që kishte përmbytur shtëpinë e tij u shpreh se dëmet janë të mëdha, ndërsa gjëja e vetme i mbetet të lutet që të mos ketë rreshje shiu.