Një 45 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të kryeqytetit pasi akuzohet për përndjekje të një gruaje.
Në pranga ka rënë shtetasi A.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i gruas së përndjekur, B.H., 45 vjeç, është proceduar në gjendje të lire.
Dy burrat janë konfliktuar fizikisht, për shkak se 37 vjeçari përndoqi gruan e 45 vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin:
– A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. M., dyshohet se ka përndjekur një 40-vjeçare dhe më pas është konfliktuar fizikisht me bashkëshortin e 40-vjeçares, shtetasin B. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë.