Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Levan-Vlorë, plagosen dy persona! Policia po normalizon trafikun e krijuar

Një aksident midis dy automjeteve shënon pasditen e sotme në aksin e vjetër rrugor Levan-Vlorë, afërsisht 100 metra pas Qafës së Koshovicës.


Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Dy personat që ndodheshin në makinën tip “Benz” janë plagosur lehtë dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz” nuk ka pësuar lëndime saqë ndodhet ende në vendngjarje.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqet të normalizojë lëvizjen e automjeteve për të mos pasur bllokime në trafik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme