Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Durrës, pranë “Urës së Dajlanit”.
Sipas informacioneve në dispozicion, në aksident është përfshirë një mjet tip taksi dhe një automjet tip ‘Benz’.
Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, përveç dëmeve material të mjeteve.
Pas aksidentit, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.



