Përplasen dy trena në Austri, një i vdekur dhe 22 të lënduar (Foto/Video)

Një përplasje midis dy trenave në Austri ka lënë të paktën një grua të vdekur dhe disa të plagosur, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trenat u përplasën në qytetin Niklasdorf në provincën e Styria këtë pasdite.

Policia tha se personi që vdiq ishte një grua, ndërsa 22 të tjerë, përfshirë tre fëmijë, u lënduan.

Hetuesit thanë se trenat u përplasën krah për krah.

Rreth 20 automjete të shërbimit emergjent u dërguan në vendin e ngjarjes duke përfshirë ekuipazhet e zjarrit dhe ambulancat.

<iframe src=’https://players.brightcove.net/2540076170001/rJV2FUU4G_default/index.html?videoId=5731567702001′ allowfullscreen frameborder=0></iframe>

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme