Debatet nuk kanë qenë vetëm nga ana e banorëve gjatë këtij spektakli të Big Brother VIP Albania, por edhe tek opinionistët.
Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj debatuan, e shkak u duk se u bë pëlqimi i Orit për Heidin.
Arbri: Sikur ti të kishe një mendim më ndryshe për Heidin, këto 100 ditë, mirë do ishte.
Ori: Unë kam mendim ndryshe.
Arbri: Nuk ke parë asnjë gabim te ajo?
Ori: Arbër, çfarë problemi ke? Unë mendoj çfarë të dua, nuk jam aty brenda.
Arbri: Dhe unë mund të them cfarë të dua.
Ori: A çfarë mendon, që unë kam qef Heidin? Dhe unë mendoj se ti ke Meritonin
Arbri: A po, e kam zemër, e kam shumë xhan, nuk e mohoj.
Ori: Unë nuk e njoh Heidin.
Arbri: As unë Meritonin.
Ori: Jo, ti e njeh Meritonin.
Arbri: Jo, unë nuk e njoh.
Ori: Meritoni, minimalisht jeton në Kosovë dhe Shqipëri, Heidi jeton në Itali.
Arbri: Unë kam marrë nuse në Kosovë, nuk kam shkuar nuse.
Ori: Unë e di që je batutaxhi, se njihesh, po unë nuk jam.
Arbri: Ça të të them unë, mund të mësohesh, ke premisa.
Ori: Jo bejtjet i qan ti, nuk të konkuroj dot.
Arbri: Faleminderit shumë, je munduar se ke bërë disa TikTok.
Ori: Ua sa i vëmendshëm që je, si plakat e kqija.
Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë?