Përplasi me skaf për vdekje 7 vjeçaren në plazhin e Potamit, zhvillohet gjyqi në Apel për Arjan Tase pas 5 seancash të dështuara

Dënimi me 18 vite burg i ish-policit Arjan Tase që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj, zhvillohet gjyqi në Apel pas disa seancave të dështuara.


Gjyshi i Jonadës nuk lejohet të flasë në gjyq.

Ismet Avdia u shpreh për News24 se: Vendimi i shkallës parë Vlorë ka dhënë drejtësi dhe një rikonfirmim i këtij vendimi do të ishte dinjitoz në tragjedinë tonë familjare.

Më datë 19 shkurt ora 9 e 30 pas rreth 5 dështimeve në seancat e Apelit u zhvillua seanca e plotë dhe e gjatë në kohë në Apelin e Tiranës.

Në seancë morën pjesë përveç dy avokatëve të të pandehurit edhe vetë vrasësi, i cili ishte prezent në gjyq.

Me gjithë këmbënguljen e gjyshit të Jonadës që të mbante fjalën në emër të prindërve të Jonadës trupa gjykuese nuk pranoi që Ismet Avdiaj të fliste, por fjalën e tij e lexoi avokati i familjes Avdiaj, Adriatik Lapaj para trupës gjykuese.

Sipas kërkesës së avokatëve të të pandehurit u kërkuan të shfaqen pamjet filmike të hardiskut të sekuestruar nga kamera e hotelit në seancën tjetër e cila u la më dt.27 shkurt 2025, ora 9:30.

Po ashtu avokatët e të pandehurit kërkojnë ndryshimin e klasifikimit të veprës penale vrasje me dashje me qëllim që i pandehuri të dënohet sa më pak.

Për News24 Ismet Avdiaj thotë që në fjalën e tij i ka kërkuar trupës gjykuese se vendimi i shkallës së parë Vlorë që dënoi me 18 vite burg autorin, ka dhënë drejtësi dhe një rikonfirmim i këtij vëndimi do të ishte dinjitoz në tragjedinë e familjes Avdiaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme