Përplasja e dy mjeteve lundruese në Velipojë shënon viktimën, ndërron jetë 19 vjeçari italian në spital

Ka ndërruar jetë 19 vjeçari me origjinë italiane i cili ishte i përfshirë në aksidentin e dy jet-skive në plazhin e Velipojës  ditën e sotme.


I riu i identifikuar me iniciale N.L., 19 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Të dy jet-ski drejtoheshin nga italianë, të moshës 19 dhe 20 vjeç, të cilët kryen manovra të gabuara duke përfunduar kështu të përplasura rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë.

Më herët u raportua se 19 vjeçari ndodhej në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte i vetmi i lënduar.

Sakaq, dy mjetet lundruese u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor po vijon punimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme