Përplasja e frikshme nga “G Class-i” në vijat e bardha, çifti “ia hedh” rrezikut për tu invalidizuar! Si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Çifti Vilma dhe Arjan Konomi të cilët u aksidentuan tek vizat e bardha nga mjeti tip “G Class” te “Rruga e Kavajës” fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas qëndrimit prej gati dhjetë ditë nën trajtim intensiv në spital, mjeku i njohur neurokirug Fatos Olldashi jep lajmin e mire se të dy prindërit e foshnjës  tre muajshe e kapërcyen rrezikun për jetën dhe nuk riskojnë të invalidizohen.

Më 8 maj, Vilma dhe Arjan Konomi u aksidentuan pak pas mesditës teksa kalonin në vizat e bardha  bashkë me vajzën e tyre, tre muajshe e cila u erdhi në jete  pas 20 vitesh pritjeje.

Fatmirësisht edhe vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore  në pritje të dalin nga spitali dy prindërit e saj, Vilma mjeke në qendrën shëndetësore në Vorë dhe Konomi drejtor i sporteve në Ministrinë e Arsimit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme