EMRAT/ Makina i përplasi teksa po udhëtonin me motor, ndërron jetë 21-vjeçari nga Postriba! Nëna e tij në gjendje të rëndë

Suad Milani, vetëm 21 vjeç nga Postriba i cili u aksidentua tre ditë më parë në fshatin Hot i Ri, ka ndërruar jetë këtë të martë, bëjnë me dije burimet për Gazetën Shqiptare.

Mësohet se nëna e tij, Lida Milani ka pësuar gjithashtu dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore.

Nga ana e saj, policia nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur tre ditë më parë.

Ndërkohë, nënë e bir kanë qenë në një motorr, duke udhëtuar drejt Postribës ku edhe jetonin. Ata janë aksidentuar me një automjet duke gjetur vdekjen pas tri ditësh në spital 21 vjecari ndërsa nena ndodhet në gjendje të rëndë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme