Gazetar: Evi Shkopi
– Advertisements –
Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor u bë shkas i përplasjeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në komisionin parlamentar të sistemit politik, shkruan Alsat.
Gordana Siljanovska nga VMRO-ja e cilësoi si absurd faktin që në kohën kur është prezantuar raporti i Komisionit Evropian për vitin 2021 diskutohet për raportin e një viti më parë. Sipas saj në nëpër sirtarë ka mijëra lëndë gjyqësore të pazgjidhura, si pasojë e mos-ndarjes së fondeve për Gjyqësorin.
“Se janë të nevojshme më shumë mjete financiare kjo është e qartë. 54:45 Nëse krahasojmë do të shohim se ne vitin 2020 vlerësimi i Komisionit Evropian për gjyqësorin ishte 4, ndërsa tani për vitin 2021 është 2. Ja pra handikapi ynë. Ne tani pas debatit do të dalim me përfundime, se çfarë të bëjmë të përmirësohet gjendja, por ne tani jemi në fund të vitit 2021, ndërsa për 2020 i kemi marrë vlerësimet. Duhet t’i japim fund kësaj praktike, në mënyrë që të bëjmë që të gjitha organet që përgjigje para nesh, vërtet të përgjegjshëm”, tha Gordana Siljanovska- VMRO-DPMNE.
Snezhana Kaleska e LSDM-së tha se situata në gjyqësor nuk është e kënaqshme, por se problemet janë të grumbulluara në 3 dekadat e fundit.
“A duhet të jemi të kënaqur me gjendjen në të cilën është gjyqësori? Jo, dhe këtë e kam thënë disa herë. A janë këto çështje probleme të mbledhura gjatë këtyre 30 vjetëve, sigurisht që po. 42:48 Por, se a kemi përparim të caktuar dhe a kemi vullnet për ta bërë diçka të tillë, mendoj se të gjithë duhet të pajtohemi se kemi vullnet.46:49 Ju thatë se është e palejueshme që të përgjithësohen çështjet dhe për shkak të disa të pandershmëve të krijohet përshtypja se gjyqësori është i korruptuar. Pajtohem, ata janë individ me emër dhe mbiemër”, u shpreh Snezhana Kalevska- Vançeva- LSDM.
Në raportin e KE-së thuhet se vendi duhet të sigurojë profesionalizmin dhe paanshmërinë e Gjyqësorit, ndërsa duhet të vazhdojë në zbatimin e strategjive dhe ligjeve ekzistuese si dhe luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk