Përplasje në PDK-në e Drenasit ,Bazaj e sulmon sërish Lladrovcin!

Gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari dhe njëherit shefi i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me strukturat e partisë së tij dega në Drenas, me të cilët ka diskutuar rreth qeverisjes në këtë komunë.

Kështu thonë burime brenda këtij takimi për GazetaBlic. Sipas këtyre burimeve, lideri i PDK-së, Veseli është shprehur i pakënaqur me punën e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Veseli ishte i interesuar rreth gjendjes aktuale në parti dhe qeverisje lokale pas zjedjjeve të fundit.Në takim pati debate të ashpër rreth moskoordinimit të kryetarit Lladrovci me strukturat e partisë dhe veprimev e të deritashme për të cilat haptazi është vërejtur pakënaqësia e z.Veseli”, thonë burime të njëjta.

Por sipas këtyre burimeve, nuk ishte vetëm Veseli, ai që shprehu pakënaqësi ndaj Lladrovcit, një gjë të tillë, burime të njëjta thonë se e kanë bërë edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së.

“Kritika të shumta pati pothuajse nga të gjithë aktivistët dhe antarët e Këshillit Drejtues”, thonë këto burime.

Debati më i ashpër, sipas burimeve brenda këtij takimi kishte qenë ndërmjet Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Drenasit, Naim Bazaj dhe Lladrovcit, i cili këtij të fundit sipas këtyre burimeve i ka thënë se ka marrë postin e kryetarit për shkak të partisë, e jo pse ai ishte kandidat.

“Qytetarët në zgjedhejt e fundit e kanë votuar partinë e jo kandidatin”, citohet të këtë thënë Bazaj, nga këto burime.

Ndryshe, pakënaqësitë e Bazajt me drejtues të PDK-së në Drenas nuk janë të rralla, kundërshtime e gjuhë të ashpër ndaj tyre ka pasur edhe më herët.

Bazaj që para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas kishte dalë nga PDK-ja pasi partia nuk e kandidoi për kryetar duke dalë si kandidat i pavarur, ishte rikthyer në PDK, duke thënë se “nuk dëshiron që të përçahet partia e as njerëzit”.

Por pesë muaj pas, i ka rënë pishman, dhe ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme