Rritet dhe më tej frika për zgjerimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, me përfshirjen dhe aktorëve të tjerë në rajon.
Pas Hezbollahut, që herë pas here, ka lëshuar raketa në drejtim të Izraelit, është Irani ai që bën kërcënimin më të fortë dhe që mund ta bëjë konfliktin të hyjë në një fazë më të gjerë dhe më të përgjakshme.
“Nëse lufta në Gaza do të vazhdojë, atëherë ne do të na duhet të ndërhyjmë”. Është ky mesazhi më i fundit nga Teherani zyrtar, tashmë që pritet nga momenti në moment që trupat izraelite të hyjnë në Gaza.
Që nga nisja e konfliktit të shtunën e kaluar, Irani u përfol si një nga mbështetësit e sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Ndonëse zyrtarët e vendit islamik mohuan përfshirjen e drejtpërdrejtë, ata përgëzuan terroristët për ndërhyrjen.