Përshtaten ambient për ushtrimin e prostitucionit, arrestohen 3 persona, mes tyre dhe 2 vajza! Shpallen në kërkim e tre të tjerë

Uniformat blu kanë arrestuar tre persona në Tiranë, e kanë shpallur në kërkim 3 të tjerë, pasi kanë përshtatur një ambient të marrë me qira në lagjen nr.1 të Durrësit, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.


Në pranga kanë rënë R., 33 vjeç, M.D., 25 vjeçe dhe F.P., 25 vjeçe, ndërsa janë shpallur në kërkim A.S., 42 vjeç, M.R., 30 vjeç dhe K.M., 24 vjeçe, e këta banues në kryeqytet.

Personat A.R., M.R., dhe A.S., ishin ata që kishin organizuar ambientin, ndërsa M.D., F.P., dhe K.M., ishin shtetaset që ushtronin prostitucionin.

Përgjatë ushtrimit të kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 celularë dhe shuma parash të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Njoftimi i policisë

Zbulohet në lagjen nr. 1, Durrës, një ambient i marrë me qira, i përshtatur për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shfrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme